Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

POST FACTUM

2015/09/26 at 9:22 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
POST FACTUM

Nga  MESILA DODA 

U bë një kohë jo fort e shkurtër, që jam shprehur pak në publik, dhe më së pari dua t’i kërkoj ndjesë miqve të mi të medias, pasi gjatë kësaj kohe kanë marrë refuzime të shumta për biseda dhe intervista. Koha për njerëzit e politikës është e pazakontë, rend me shpejtësi krejt tjetër, kthehet jo rrallë në makth, ndaj mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë e më mirë për të thënë ato që mendojme e ato që s’mendojmë e na ndodh rrallë të bartim me dëshirë mëkatin e heshtjes.Ky i fundit është bërë thuajse një gjendje e dytë për mua këto kohët e fundit, e padetyruar nga askush, por si një kërkesë e unit tim për të reflektuar thellë e për të folur me një zë, përfundimisht e në kohën e duhur.
Kjo, sepse gjithçka thashë në më shumë se dy vite, qëlluan të ishin të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd, e për pasojë edhe të dënueshme me të vetmin stil që njohim atë të armikut, i cili fillimisht duhet injoruar, më pas përçmuar e më pas akoma me trajtesën: “ta vëmë në kamaren e turpit e aty t’i qasim çakejtë që lehin, pështyjnë, e godasin”… (mjafton që këtyre të fundit t’i dalë cullufja përtej gardhit ku mund ta rrokë vështrimi i shefit)…rrugë e njohur edhe për shumë zëra të tjerë perpara meje, edhe më të fortë se unë, po tek e fundit ç‘rëndësi ka…si në këtë kohë dhe në atë kohë të jesh individ i lirë, aq i lirë sa të mos njehsohesh me mendimin, dashurinë, përzgjedhjen, urrejtjen dhe deduktimet njerëzore e politike të grupit që t’i i përket është profani, aq e madhe sa ty të vetëpërjashton nga ky grupim.
E nisa këtë përsiatje me një qasje krejt të brendshme e personale, sepse kjo është ecja që unë kam kryer gjatë kësaj kohe, në një terren të brendshem e reflektiv, brenda të cilit isha në të drejtë dhe brenda çdo logjike normale njerëzore në deklarimet e mia publike, të cilat kanë patur vetëm një qëllim, rikthimin e komunikimit publik të Partisë Demokratike në vërtetësi, larg klisheve e gënjeshtrave që recituesit e mirë a të këqinj nuk arrijnë ta fshehin, drejtimi në një bosht ideologjik e të sinqertë të një të djathte të re e moderne, të bazuar në mbrojtjen e kapitalit, pronës, dekomunistizimit e kujtesës historike, ruajtjes dhe mbrojtjes së posaçme të strukturës së familjes shqiptare, gruas e fëmijës dhe mbi të gjitha një qasje tjetër agresive e të papranueshme ndaj korrupsionit, jo thjesht si një fenomen bashkëshoqërues, por si një akt i rëndë antikombëtar që do e lërë gjithherë vendin tonë mes kombeve të pazhvilluara e të varfëra dhe do vazhdojë të thellojë hendekun që sot bëjmë sikur nuk e shohim, mes një kaste që drejton dhe një populli që pëson.
Për fat të keq asnjë nga mesazhet e mia të kësaj kohe nuk u pranua apo u çmua nga drejtimi i ri i PD. Ka ndodhur shpesh që qëndrimi i mbajtur prej meje për çështje të rëndësishme si armët kimike, heqja e mandateve të grave si pikenisje e procesit te denoncimit te penetrimit të krimit në parlament, kërkesa publike për ruajtjen e mandateve te grave parlamentare dhe dekriminalizimi me çdo kusht i Kuvendit, refuzimi i bojkotit si një praktikë jo e mirë për vendet që kërkojnë rrugën europiane të progresit dhe integrimit, cuarja përpara e procesit për hapjen e dosjeve edhe kur kundërshtari dëshiron një proces gjysmak e diskriminues në mënyrë që ti të japësh platformën dhe këndvështrimin tënd për një çështje jetike për të djathtën dhe antikomunizmin shqiptar, është anatemuar, goditur publikisht e më pas gëlltitur në heshtje. Por, qysh kur unë votova në përputhje me ndërgjegjen time njerëzore e politike për heqjen e një imuniteti erdhi rradhazi edhe përjashtimi im nga fushata e Tiranës, përjashtimi nga struktura parlamentare, me urdhër personal të kryetarit të grupit.
Tashmë kjo ka pak rëndësi, sepse po vazhdoj të flas per një optikë e histori personale, e cila nuk ngre peshë në krahasim me impaktin publik që krijohet, kur ndërthurja dhe pasojat e qëndrimeve kokëforta, hipokrite, joprofesionale e jopolitike patën një pasojë të rëndë, të paperceptueshme për këdo që jeton në këtë vend. Une nuk jam e kënaqur, nuk jam aspak e lumtur jo për humbjen, por për thyerjen e madhe që ndodhi në zgjedhjet e fundit vendore…fati e desh që të mos jem pjesë e kësaj humbje dhe bjerrje, ku e çoi marrëzia e arbitraritetit, por nuk kam asnjë dyshim se prania ime do mund të sillte rezultat tjetër për mikun tim, dr.Halim Kosoven, i cili bashkë me shumë kandidatë të tjerë mori padrejtësisht frytet e një punë jo të mirë të bërë për dy vjet rresht nga drejtuesit e lartë të PD. Kjo është arsyeja pse kam heshtur përgjatë kësaj kohe, e bindur se më së fundi do kish një reagim serioz, të vërtetë, normal e rirregullues per jetën politike dhe qasjen publike të PD. Me sa duket pritshmëria ime ishte edhe kësaj here krejt e pavend. Analiza e humbjefitores nuk shkandulliti kënd…kur them këtë nuk prisja as kokëprerje e as armiqësi si ato që lindën e u përplasën pa mëshirë para dy vitesh, por më së paku një komunikim normal njerëzor së pari mes veti dhe më pas me publikun, për të fuqizuar një forcë që duket e drobitur nga një konfuzion i brendshëm, pa mendim politik, vizion e kod besimi mes pjesëve të saj.
E gjetur në këtë udhëkryq ku mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok, e përjashtuar de facto nga veprimtaria politike e deputetit, më duhet të lajmëroj veprimet e mia më të fundit të shkëputjes së marrëdhënieve formale me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Pas këtij komunikimi aspak të lehtë për mua, më duhet të siguroj të gjithë votuesit se çdo propozim që PD do sjellë në Kuvend e që do jetë në funksion të reformave dhe shtetit ligjor, në përkrahje të shtresave në nevojë dhe shtresave tradicionale të djathta, do përkrahet e votohet pa asnjë mëdyshje nga unë. Votimi im, ashtu si deri më sot do vazhdojë të jetë vetëm në përputhje me ndërgjegjen time qytetare, politike e njerëzore dhe nuk do ndikohet në asnjë rast nga vendime partiake, arbitrare a të ndikuara nga interesa. Pozicioni im do vazhdojë të jetë në zhvillimin e rritjen e së djathtës moderne, monopolin e së cilës nuk e ka kush dhe të mundësojë krijimin e një politike që sheh nga paqja, kohezioni social, nga rritja dhe progresi i vlerave njerëzore dhe ekonomike, nga fuqizimi I gruas dhe kombit si dy krahë që rriten së bashku.
Për ta përmbyllur këtë shpjegim të mbramë, tek e fundit besoj se une e bëra betejen time për sjelljen e nje fryme te re komunikimi mes njerzve politik të së djathtës dhe me sa duket gjithe tezat e mia politike e qe mund te sillnin bazat e nje te djathte te rikonceptuar moderne, ku individi te ishte qendra e jo fundi, u konsideruan tema armiqsore. Bashkimi i ri i interesave dhe karrierave të reja, që i lidh pak apo aspak afeksioni për te djathten historike dhe Levizjen e Dhjetorit, ka arritur të zëvëndësojë ideologjine, respektin dhe kujdesin per tu ruajtur nga cdo forme diktature, me klientelizmin e njohjeve te ngushta larg perzgjedhjes dhe kriterit politik te veprimit. Dhe gjith ky mish mash, pelqimesh pa merite, urrejtjesh pa shkak, fyerjesh e zhberjesh personalitetesh pa asnje shkak do sillnin dhe do vazhdojne te sjellin nje konfuzion nga i cili mund dhe po merr fuqi vetem qeverisja, e cila ne kushte të një opozite tjetër nuk do mundej kurrsesi te ecte kaq gjate, me nje bilance kaq negativ në shpinë.
Tek e fundit, unë nuk do vazhdoj më të merrem me argumentet pro dhe kundër të asaj qe ndodhi apo do ndodhi ne PD me vonë. Largohem me keqardhje nga nje Parti që e krijuam bashkë me studentë dhe pedagogë 25 vjet më pare, por qe sot e shoh te rithemeluar larg kontekstit, boshtit dhe qellimit politik per te cilin u krijua. Tash është klientelizmi mbret i situates se re dhe shpresoj fort që njerzit politikë që ende po rezistojnë edhe për pak, të arrijnë të kthjellojnë individët përgjegjës për dëmin e madh që po shkaktojnë. Shpresoj që edhe ky largim do i shërbejë vendimarrësve partiak të kenë nje qasje tjetër ndaj figurave të vërteta politike, burra e gra të mencura që i shoh shpesh kur fyhen, anashkalohen, anatemohen e sulmohen me dhe pa intriga, për të vetmen arsye sepse ende nuk kanë pranuar kodin e heshtjes dhe pranimin e disfatës së rradhës.
Nëse jo, do duhet të shihemi jo shumë shpejt, kur ta kuptoni qe zgjerimi dhe pranimi i tjetrit si i ndryshëm me ty është fuqi, dhe të vendosni që gjithe ata që s’i deshet e që qëndruan si njerëz me dinjitet përballë do duhet të krijojnë së bashku me ju e si të barabarte edhe më shumë se ju, rithemelimin e së djathtës që e dërrmuat JU.

Ju sugjerojmë

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur
Te Fundit

“Sot qava”, Dom Gjergj Meta: Po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur

27 Mars, 2023 9:31 am
Si të bëhesh mysliman në Kavajë
Te Fundit

Si të bëhesh mysliman në Kavajë

18 Mars, 2023 5:09 pm
Mimoza Paja, viktima e vetme e një konflikti që nuk do ta marri vesh kurrë
Te Fundit

Mimoza Paja, viktima e vetme e një konflikti që nuk do ta marri vesh kurrë

13 Mars, 2023 7:13 pm
Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!
Te Fundit

Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!

13 Mars, 2023 9:54 am
Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija
Te Fundit

Nga Joy tek lojtarët që lënë gjithçka, gazetarja rrëfen prapaskenat e kazinove

26 Shkurt, 2023 9:03 am
Fotografia e Zelensky-t/Ben Blushi: Rama më dërgoi SMS, do vish?
Te Fundit

Fotografia e Zelensky-t/Ben Blushi: Rama më dërgoi SMS, do vish?

24 Shkurt, 2023 5:15 pm
Aurela e fundit e Mohikanëve
Te Fundit

Aurela e fundit e Mohikanëve

12 Shkurt, 2023 7:14 pm
Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija
Te Fundit

Vodhi librin “Gjuetari i balonave”, gjykata dënon 19-vjeçarin: S’kisha lekë ta blija

6 Shkurt, 2023 2:12 pm
Sot librat, nesër njerëzit!
Te Fundit

Sot librat, nesër njerëzit!

25 Janar, 2023 7:22 pm
Kur nuk humb shpresën, barka e fatit e gjen limanin e mirëqenies…
Te Fundit

Kur nuk humb shpresën, barka e fatit e gjen limanin e mirëqenies…

22 Janar, 2023 5:16 pm
Para
Roza Lati: I dashuri im është fans i Stines, mes nesh s’ka më ndjenja

Roza Lati: I dashuri im është fans i Stines, mes nesh s’ka më ndjenja

Mos bëni tatuazhe sepse të prishin punë…

Mos bëni tatuazhe sepse të prishin punë...

Mesila Doda ikën nga PD-ja, drejt PDIU-së

Mesila Doda ikën nga PD-ja, drejt PDIU-së

Please login to join discussion




TE FUNDIT

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi

Akuzohen si “spiunë” të Rusisë, priftërinjtë ortodoksë refuzojnë të largohen nga Kievi
29 Mars, 2023

Dhjetëra klerikë ortodoksë deklarojnë se do të qëndrojnë në manastirin historik të Kievit pavarësisht urdhrave të prerë që kanë marrë...

Lexo më shumë

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari

Durrës/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit, vdes qytetari
29 Mars, 2023

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën "Komuna e Parisit” në Tiranë. Mësohet se gjatë një...

Lexo më shumë

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës

Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës
29 Mars, 2023

Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet se së fundmi ai është shtruar...

Lexo më shumë

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”

Noterja mban peng gazetaren, burri i saj dhunon grupin e xhirimit të “Stop”
29 Mars, 2023

Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kishte një tokë arë 5 mijë m2, të cilën ia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com