Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parodia e drejtësisë në Hagë

2026/03/02 at 11:35 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Parodia e drejtësisë në Hagë

Nga: Daan Everts


Në Scheveningen të Hagës ndodhet një burg famëkeq: “Oranjehotel”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, luftëtarët e rezistencës holandeze i mbyllnin këtu, shpesh në pritje të ekzekutimit të tyre. Sot, ai është kthyer në një muze që nderon heronjtë e rezistencës. Në po këtë kompleks ndërtesash – një pjesë e të cilit nuk strehon më të burgosur të zakonshëm – katër luftëtarë të rezistencës nga Kosova po mbahen në paraburgim prej pesë vitesh e gjysmë: dy vjet e gjysmë prej tyre në fazën paraprake. Jo si heronj të rezistencës, siç vlerësohen gjerësisht në Kosovë, por si të pandehur për “krime lufte”, “krime kundër njerëzimit” dhe “pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Çfarë ironie therëse!

Këta katër të burgosur nuk janë kushdo: bëhet fjalë për një ish-kryeministër dhe president, dy ish-kryeparlamentarë, si dhe një ish-deputet/kryetar i grupit parlamentar. Të katërt ishin krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila synonte t’i jepte fund regjimit të aparteidit serb në Kosovë gjatë viteve ’90. Ata zgjodhën luftën guerile pasi negociatat për një vetëqeverisje të gjerë – autonominë që Millosheviqi ia kishte hequr Kosovës – rezultuan të pafrytshme. Ndonëse e pranuan me hezitim Marrëveshjen e Rambujesë, të ndërmjetësuar nga Perëndimi në mars të vitit 1999, lufta u përshkallëzua në një luftë të përmasave të gjera kur qeveria serbe nën udhëheqjen e Millosheviqit refuzoi ta nënshkruante atë. Ashtu si në luftërat e tjera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, serbët edhe një herë e humbën mundësinë për një zgjidhje pozitive.

Ajo luftë e përgjakshme pati epilogun e saj juridik në Hagë përmes të ashtuquajturit Tribunal i Hagës për Ish-Jugosllavinë, i cili gjykoi krimet e luftës. Në Serbi, dhe jo krejtësisht pa arsye, kjo gjykatë u akuzua për anshmëri anti-serbe. Kështu, kur senatori zviceran i Këshillit të Evropës, Dick Marty, publikoi një raport në vitin 2011 ku akuzonte krerët e UÇK-së për asgjë më pak se trafikim të organeve të të burgosurve serbë, Rusia dhe Serbia nxituan të kërkonin procedura të veçanta juridike kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo akuzë ishte shpërndarë fillimisht nga Carla del Ponte e Tribunalit të Jugosllavisë dhe më vonë u përsërit nga Clint Williamson, pa ofruar asnjë provë konkrete. Nën një presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe me insistimin në vend nga ana e zëvendëskryeministrit të atëhershëm Thaçi – tashmë një nga katër të pandehurit – Kosova e pavarur ra dakord për themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015. Ndonëse ligjërisht u bë pjesë e sistemit juridik kosovar, ajo u vendos në Hagë si një institucion ndërkombëtar plotësisht i pavarur, me epërsi mbi të gjitha institucionet vendore të drejtësisë. Gjykata financohet kryesisht nga BE-ja dhe vendet e asociuara, por çuditërisht drejtohet pothuajse tërësisht nga amerikanët. Kryeprokurori është gjithmonë amerikan, ashtu si edhe kryetari i trupit gjykues, si dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve. Drejtësia amerikane në aksion në rrugën “Raamweg” në Hagë!

Kur u publikua aktakuza përfundimtare në tetor të vitit 2020, u bë e qartë se arsyeja fillestare dhe kryesore për krijimin e kësaj gjykate – pretendimi fantazmë për trafikim organesh – nuk ekzistonte më aty. Akuzat e tjera, si ato që u përmendën më lart, duhej tani të justifikonin vetë ekzistencën e saj. Ka edhe arsye më banale që kontribuojnë në këtë jetëgjatësi të tribunalit: qindra vende pune mjaft të lakmuara dhe shpesh të liruara nga taksat, miliona euro të investuara pa llogaridhënie, si dhe indiferenca ndërkombëtare ndaj këtij procesi dhe fatit të katër kosovarëve – veçanërisht tani që vëmendja e botës është përqendruar te krime lufte shumë më të mëdha, në rajone shumë më të rëndësishme globale.

Prokuroria tani ka bërë të ditur kërkesën e saj për dënim: 45 vjet burg. Për të akuzuarit, kjo praktikisht nënkupton burgim të përjetshëm, duke qenë se të gjithë janë mbi moshën 50-vjeçare. Ajo që e bën edhe më absurde situatën është fakti se të ashtuquajturit komandantë të zonave të UÇK-së, të cilët ishin shumë më afër akteve të rezistencës në zonat e luftës, janë shpallur të pafajshëm, në të kaluarën, për akuza të ngjashme nga Tribunali i Jugosllavisë. Siç e kam parë dhe përjetuar nga afër, UÇK-ja ishte tejet e decentralizuar, për të mos thënë një organizim mjaft i shkëputur dhe i çrregullt. Grupet lokale të rezistencës vepronin thuajse të pavarura dhe nuk i bindeshin shumë udhëheqjes së lartë. Është e vështirë të kuptohet se si udhëheqja qendrore mund të akuzohet për përfshirje në aktivitetet lokale guerile, të cilat padyshim kanë përfshirë edhe akte hakmarrjeje me pasoja fatale. Ish-presidenti Thaçi, për shembull, e kaloi pothuajse të gjithë kohën e luftës jashtë vendit. Gjithashtu, është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e saj të mirëinformuara të inteligjencës, do t’i kishin cilësuar krerët e saj si anëtarë të një organizate kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm nga qarqet më të larta ushtarake dhe diplomatike, përfshirë edhe ish-Komandantin Suprem të NATO-s në atë kohë, kanë konfirmuar gjatë javëve të fundit mungesën e një vije komanduese të mirëfilltë midis lidershipit formal të UÇK-së dhe grupeve lokale të rezistencës.

Duke e parë këtë nga një pikëpamje e gjerë, kam frikë se ky proces gjyqësor i dyshimtë nuk po i bën nder aspak drejtësisë ndërkombëtare.

Autori ka shërbyer si Shef i Misionit të OSBE-së në Shqipëri gjatë luftës në Kosovës dhe Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë menjëherë pas luftës.



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Starmer hap Bazat e Forcave britanike për amerikanët, Irani i godet me dron

Starmer hap Bazat e Forcave britanike për amerikanët, Irani i godet me dron

Pentagoni: Nuk ka prova se Irani do të sulmonte i pari SHBA

Pentagoni: Nuk ka prova se Irani do të sulmonte i pari SHBA

Arsenali në fushën e betejës, cila janë armët që ka Irani, SHBA-ja dhe Izraeli

Arsenali në fushën e betejës, cila janë armët që ka Irani, SHBA-ja dhe Izraeli
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}