Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

2026/03/17 at 3:43 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

Nga Fatjona R. Lubonja


Ed.D (Edukim, Neuroshkencë & Shëndet). Populli ynë thotë se njeriu i shpejtuar është i gabuar dhe ky udhëzim gjen shpjegim të plotë në neuroshkencë. Kur ndodhemi përballë një mashtrimi që kërkon veprim të menjëhershëm, si për shembull një telefonatë ku na thonë se duhet të paguajmë një gjobë urgjente, ne biem pre e asaj që shkenca e quan rrëmbim neurologjik.

Në këto momente, urtësia popullore se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra duket se nuk mjafton, sepse stresi na e lidh gjykimin dhe na bën të besojmë edhe gjërat më të pabesueshme. Sipas studimeve situatat që na vënë nën presionin e kohës shkaktojnë një rritje të kortizolit (Dickerson & Kemeny, 2004). Paaftësia për të dalluar një gënjeshtër nuk është një e metë karakteri, por një përgjigje biologjike e parashikueshme ndaj rrëmbimit neurologjik.

Kur jemi në vështirësi apo gjendje stresi, truri ynë instinktivisht kërkon dikë ku të mbështetet, një lloj prirjeje për të gjetur mikun në ditë të vështirë. Në këtë pikë, truri fillon të besojë te manipuluesi apo gënjeshtra, jo sepse është naiv, por sepse kimikisht po kërkon një aleat për të ulur ankthin. Për më tepër, ndërsa stresi na bën shumë të ndjeshëm ndaj kërcënimeve fizike, zbeh ndjeshëm aftësinë tonë për të dalluar mashtrimin social (Spreng et al., 2016).

Në fund të ditës, manipuluesi nuk ka fituar sepse është më i zgjuar, por sepse ka arritur të çaktivizojë përkohësisht sistemin tuaj të alarmit. Duke kuptuar këtë mekanizëm, ne mund të mësojmë të ndalojmë, të marrim frymë dhe t’i japim kohë trurit tonë logjik që të kthehet në punë përpara se të bëjmë lëvizjen e gabuar. Prandaj, kur ndjeni se dikush po ju nxiton dhe po ju shton ankthin, kujtoni se mendja e turbullt nuk sheh qartë. Duke marrë pak kohë për t’u qetësuar, ju lejoni që mjegulla e kortizolit të largohet dhe t’i ktheheni qartësisë (Akinola, M., & Mendes, W. B., 2012).

Si të “rindizni” trurin tuaj logjik në disa hapa? Kur ndjeni stres apo panik, mos merrni asnjë vendim të menjëhershëm. Trurit i duhen të paktën një minutë e gjysmë të normalizojë kortizolin (Taylor, J. B., 2008; 2023). Thjesht thoni: “Më duhen dy minuta kohë,” dhe largohuni nga biseda. Gjithashtu, mundohuni të aktivizoni shqisat duke u përqëndruar te ambienti rreth jush, për shembull, numëroni pesë objekte me ngjyrë të kaltër në dhomë, ose prekni diçka të ftohtë. Kjo ndihmon në zgjerimin dhe riorientimin e vëmendjes duke e bërë më të lehtë dallimin e dyshimeve. Fatjona R. Lubonja Ed.D është studiuese dhe autore e shumë shkrimeve.

Ka studiuar Neuroshkencë, Edukim dhe Shkencat e Shëndetit në Columbia University, New York dhe është specializuar në Universitetin e Harvardit, MA, USA #fatjonalubonja Referencat Akademike Akinola, M., & Mendes, W. B. (2012).

The Stress-Induced Deliberation-to-Intuition (SIDI) Model. Psychological Science & Nature Reviews Neuroscience.

(Ky studim analizon se si kortizoli zhvendos procesimin e trurit nga analizat e detajuara drejt vendimarrjes instinktive). Dickerson, S. S., & Kemeny, M. E. (2004). Acute stressors and cortisol responses: A theoretical integration and synthesis of laboratory research. Psychological Bulletin, 130(3), 355–391. (Një studim themeltar mbi mënyrën se si situatat e pakontrollueshme dhe urgjenca artificiale rrisin nivelet e kortizolit). Frenda, S. J., Berkowitz, S. R., Loftus, E. F., & Fenn, K. M. (2016). Sleep deprivation and false confessions. Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS), 113(8), 2047-2052. (Analizon dështimin e kontrollit ekzekutiv në situata presioni dhe lodhjeje).

Spreng, R. N., Karlawish, J., & Marson, D. C. (2016). Cognitive, Social, and Neural Determinants of Financial Exploitation Risk. Journal of Cognitive Neuroscience. (Kërkim mbi rolin e rrjeteve neurale në identifikimin e sinjaleve të pabesueshmërisë dhe rrezikut të mashtrimit).

Von Dawans, B., Fischbacher, U., Kirschbaum, C., Fehr, E., & Heinrichs, M. (2012). The social dimension of stress: Reactivity and connectivity.

Frontiers in Human Neuroscience. (Studimi mbi fenomenin “Tend-and-Befriend” që shpjegon rritjen e besimit ndërpersonal nën stres).

Primary Source: Taylor, J. B. (2008). My Stroke of Insight: A Brain Scientist’s Personal Journey. Viking Press. Taylor, J. B. (2021). Whole Brain Living: The Anatomy of Choice and the Four Characters That Drive Our Life. Hay House.



Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë në rrugën e…

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë në rrugën e...

“Lufta”/ Kina dërgon ndihmë humanitare në Iran, Jordani, Liban dhe Irak

“Lufta”/ Kina dërgon ndihmë humanitare në Iran, Jordani, Liban dhe Irak
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}