Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

2025/09/29 at 7:04 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

Nga Fatjona R. Lubonja


Le ta imagjinojmë: je në festën e një miku, duke pirë një gotë verë të kuqe dhe papritur situata përkeqësohen. Para të gjithëve, pengohesh, gota juaj përmbyset, duke e spërkatur përmbajtjen e saj në divan apo tek miku juaj. Pavarësisht se sa kohë ka kaluar, të shohësh atë mik do të të kujtojë gjithmonë atë moment të sikletshëm.

Ky shëmbull është i thjeshtë, por mund të jetë një situatë kur dikush të kritikon, apo një koment, një veprim i sikletshëm, një thashethem, etj… Kaq, do të mjaftonte t’ju linte pa gjumë? Pra, pse disa njerëz duket se janë në gjendje t’i largojnë këto kujtime të pakëndshme, ndërsa të tjerët nuk mund t’i shpëtojnë? Përgjigja kryesisht sillet rreth cilësisë së gjumit.

Kjo lidhje midis gjumit dhe kujtesës nuk ka të bëjë vetëm me histori të sikletshme festash, apo me një opinion. Problemet me gjumin dhe kujtimet ndërhyrëse janë tipare kryesore të shumë gjëndjeve të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik, (Xue. Y.,et . al., 2025).

Studiuesit kanë zbuluar se mungesa e gjumit pengon aftësinë e trurit për të “hequr” kujtimet e pakëndshme. Duke përdorur skanime të trurit, ata kanë treguar se pa gjumë të mjaftueshëm, truri ka vështirësi të aktivizojë rajonet që normalisht na ndihmojnë të bllokojmë mendimet e padëshiruara. Në veçanti, mungesa e gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM), faza e ciklit të gjumit me shumë ëndrra duket se e dobëson këtë sistem mbrojtës mendor (Harrington, M. O. , et. al., 2024).

Rezultati? Kujtimet e këqija kalojnë më lehtë dhe qëndrojnë më gjatë. Me kalimin e kohës, kjo mund të ushqejë shqetësimin, të forcojë mënyrat negative të të menduarit dhe ta bëjë më të vështirë rregullimin e emocioneve. Një nga mënyrat se si truri jonë zakonisht përballet me kujtimet e dhimbshme është përmes shtypjes direkte, duke e “shtyrë” mendimin jashtë vetëdijes.

Kur kjo funksionon, gjurmët e kujtimit dobësohen, duke e bërë më të pamundur që të shfaqen përsëri në të ardhmen. Por ky proces varet shumë nga gjumi. Njerëzit që flenë mirë janë shumë më të aftë në procesin e “mbylljen e derës” ndaj mendimeve invazuese, ndërsa ata që kanë patur mungesë gjumi kanë vështirësi, duke lënë kujtimin të jetë i lirë për të ndërhyrë përsëri më vonë.

Me fjalë të tjera, një natë e mirë gjumi nuk ndihmon vetëm për tu ndjerë të freskët por edhe ndihmon trurin tuaj të mbajë në kontroll kujtimet invazuese. “Natën e Mirë! E nesërmja është një ditë e re!”

Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese & autore e shumë shkrimeve. Ka studiuar Neuroshkencë & Shkencat e Shëndetit në Columbia University, në NY, dhe specializuar në Harvard University, MA #fatjonalubonja



Ju sugjerojmë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

14 Korrik, 2026 9:33 am
Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
Para
Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës
















TE FUNDIT

Rama shkon në Bruksel, pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
14 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë...

Lexo më shumë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}