Mbrëmjen e së hënës, më 30 mars, emisioni “Opinion” në Tv Klan u hap me diskutimin e një çështjeje kryesore që prek jetën e qytetarëve dhe pse ka nisur nga zhvillimet ndërkombëtare, rritja e çmimit të naftës.
Diskutimi nuk u fokusua vetëm te karburantet, por edhe për një seri produktesh të tjera që po shtrenjtohen me ritme të larta. Debati u përqendrua te pyetjet mbi përballueshmërinë e jetesës, si dhe mbi afatin dhe pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke u trajtuar jo vetëm nga perspektiva shqiptare, por edhe nga ajo globale.
Përveç kësaj teme, në emision u trajtuan edhe dy zhvillime të ditës. Zgjedhja e drejtorit të ri të Policisë, Skënder Hita, si dhe deklarata e sotme në GJKKO e babait të Ervis Martinajt (i shumëkërkuari i drejtësisë i zhdukur prej tre vitesh), i cili pretendon se djali i tij është vrarë, ishin dy nga çështjet e tjera që morën vëmendje të veçantë.
Për këto tema diskutuan të ftuarit: Ornela Çuçi, Gjergji Bojaxhi, Sokol Nako dhe Neritan Sejamini.

















