Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e Zvërneci, do te vijoje edhe neser.
Në ditën e tyre të katërt, protestuesit kanë patur edhe një përplasje me forcat policore për shkak të një gardhi të vendosur që pengonte hzrjen e tzre në zonën para kryeministrisë.
Policia bëri me dije se gardhi ishte vendosur për shkak të masave të sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Izrael, por megjithatë protestuesit kanë arritur të kalojnë përmes tij.
Protesta ka patur slogane dhe parrulla nga më të ndryshmet, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama.

















