Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion”, në Tv Klan, ishte i ftuar biznesmeni Behgjet Pacolli.
Tema që u diskutua ishte aeroporti i Vlorës, kjo për shkak se Prokuroria e Posaçme ka konfiskuar dosjen e tenderit të këtij aeroporti. Po këtë javë u njoftua se nuk do të nisin fluturimet këtë verë, siç ishte parashikuar, për shkak se nuk ka marrë certifikime. Kështu, kontratat e firmosura me disa kompani fluturimi do të jenë të pavlefshme. Përtej kësaj, aeroporti i Vlorës është dhe “mollë sherri” midis dy ortakëve kryesorë.

















