Tema e trajtuar sot, më 21 prill, në pjesën e parë të emisionit “Opinion” lidhej me rrjetet sociale, mbi shtimin e postimeve të luksit.
Specifikisht, diskutimi u përqendrua mbi tundimin që shumë njerëz kanë për të postuar gjëra luksi, një lloj jete që nuk është pjesë e jetës së tyre ose një lloj trendi të realizuar nga njerëz që nuk e kanë pasur këtë tundim më herët. Çfarë po ndodh dhe a po bota po shkon drejt një ideje të tillë? Çfarë postohet dhe çfarë pëlqehet? Janë pikërisht këto pyetjet me interes që t’u jepen përgjigjet mbi këtë tendencë të kohëve të fundit.

















