Në emisionin “Opinion”, u trajtua çështja mbi mundësinë që Berisha dhe Rama të përballen në gjykatë në lidhje me dosjen e klubit “Partizani”. Dosje e cila është kaluar në gjykim në Gjykatën e Posaçme, ku kjo e fundit ka kërkuar që Edi Rama, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, të paraqitet si dëshmitar.
Diskutimi u përqendrua nëse do të ketë një përballje mes Berishës dhe Ramës në gjykatë për çështjen “Partizani”, si dhe kur mund të ndodhë ky zhvillim.

















