“Profesion për pasion” ishte sot, më 8 prill, tema për pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion”, në Tv Klan.
Nëntë të ftuarit e mbrëmjes së sotme kanë zgjedhur profesionin për hir të pasionit, e disa prej tyre kanë ndërruar profesionet bazike për të cilat kanë studiuar dhe kanë mbaruar universitetin, drejt një profesioni të ri, që dominohet nga pasioni.
Shumë njerëz detyrohen të punojnë punë që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetë, për të mbijetuar, thjesht sepse duhet të kenë një profesion apo sepse ky profesion u sjell të ardhura më të mira, megjithatë më të lumturit janë ata njerëz që pasionin e kanë transformuar në profesion.
Të ftuarit: Florinda Mazreku (aktore), Jona Koleci (avokate), Zyle Rexha (flautiste), Eglantina Petrushaj (arbitre futbolli), Joana Dhiamandi (artiste e përpunimit të xhamit), Fjona Rushiti (akrobate e lartësive), Adea Ahmeti (pilote), Deborah Keçi (sportiste), Stela Rustemaj (piktore).

















