Ultimatumi i ashpër dhe paralajmërimi shokues i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ishte tema e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gjatë pjesës së parë të tij.
Ai paralajmëroi Iranin që, në orën 02:00 të mëngjesit me orën europiane, duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit, nga e cila kalon rreth 20% e naftës botërore, e nëse ajo nuk hapet, ai do të ndërmarrë një veprim që, sipas postimit të tij në rrjetin “Truth”, duket i frikshëm.
Në këtë tension të shtuar, Irani nuk ka bërë asnjë reagim konkret. Të ftuarit për të folur gjerësisht mbi këtë rrezik që mund të kanoset ishin Gjergj Bojaxhi dhe Klevis Balliu.
Të ftuar: Klevis Balliu, Gjergj Bojaxhi

















