Emisionet

Opinion/Ambasadorja Yuri Kim për ngjarjet e fundit politike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:01 - 30/09/22 |
Opi Nion

Të enjten ( 29 shtator 2022) në emisionin “Opinion” ka qenë e ftuar ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Pjesa e parë e emisionit u përqendrua në ngjarjet e fundit politike në vend.

E ftuar në studio

1.Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Intervista, e cila zgjati rreth 50 minuta u fokusua në zhvillimet e fundit të raporteve mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe jo vetëm.

Ambasadorja Yuri Kim foli për një sërë çështjes të tjera që lidheshin me raportetet Shqipëri-SHBA, me problematikën e Shqipërisë me Iranin dhe rolin e SHBA, si dhe u diskutua për  mënyrën se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shikojnë luftën në Ukrainë, luftën kundër terrorizmit dhe financimet ruse. Pjesë e intervistës ishte dhe politika e brendshme shqiptare.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm

Në pjesën e dytë të emisionit u fol për “Qëndrimet amerikane për politikën shqiptare”

Të ftuar në studio për të folur për temën ishin:

1.Armand Shkullaku

2.Prec Zogaj

3.Artan Hoxha

4.Baton Haxhiu

5.Jonida Shehu

Gjatë kësaj pjese të emisionit u diskutua për disa nga pikat kryesore të dala nga intervista me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Çështjet për të cilat u fol ishin : financimi rus, takimi i Yuri Kim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, për rezultatet e SPAK, për krimin e organizuar, për inceneratorët, sulmet kibernetike të Iranit kunddrejt Shqipërisë, për largimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe për marrëdhënien e ambasadores Yuri Kim me Partinë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha.

Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë në linkun e mëposhtëm.

Pas