Emisioni “Opinion” edhe këtë të mërkurë, më 3 qershor u fokusua tek çështja e “Zvërnecit”, specifikisht tek projekti i shumëfolur që ka nxitur reagim publik përmes protestave. Protesta u zhvillua edhe gjatë ditës së sotme në Vlorë dhe në Tiranë. Protesta në Tiranë solli përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë një zhvillim të kërkesave të tyre, ku përveç anullimit të projektit të Zvërnecit, janë artikuluar teza të mirëfillta politike që lidhen me dorëheqjen e Ramës, me luftën kundër korrupsionit e të tjera. Ngjarja është ndërkombëtarizuar pasi mediat më të mëdha botërore e kanë pasqyruar. “Opinion” trajtoi në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit projektin e Zvërnecit me specialistë që ishin pjesë e panelit.
Të ftuarit ishin: Dorjana Musaj (planifikuese urbane), Rigels Xhemollari (Qëndresa Qytetare), Taulant Bino (eskpert mjedisi), Raman Kasa (Unioni Turistik Shqiptar), Erjon Malaj (deputet i PS) dhe Eglein Bici (Real Estate).

















