Emisioni “Opinion” trajtoi edhe këtë të enjte, më 4 qershor çështjen e “Zvërnecit”, konkretisht mbi protetën qytetare në Tiranë, e cila nisi nga një “shkëndijë” për arsye të investimit në Zvërnec. Edhe pse çështja kryesore që zë fokusin e protestës është kërkesa e heqjes dorë nga projekti, protesta duket sikur shkon përtej kësaj, mbi problematika të ndryshme të jetës së përditshme të qytetarëve. Për të folur në lidhje me zgjidhjen më të mirë të kësaj problematike të ngritur ishin të ftuar në panel: Ines Muçostefa, Ori Nebiaj, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Berat Buzhala dhe Blendi Klosi.

















