Emisioni “Opinion” këtë të hënë, më 1 qershor, trajtoi problematikën e shumëfolur të ditëve të fundit, çështjen e Zvërnecit. Ka qenë një protestë e ditës së shtunë, për arsye të imazheve tronditëse që qarkulluan në rrjetet sociale, ngjallën një reagim në të gjithë Shqipërinë. Reagimi ka vijuar me protesta ditën e djeshme dhe ditën e sotme në Tiranë. Protestat e thirrura kryesisht nga organizime qytetare, kërkonin ndalimin e projektit. Çështja ka sjellë ditën e sotme edhe reagimin e kryeminitrit Edi Rama, në një fjalë të gjatë në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka folur për të gjithë problematikën sipas tij. Për të diskutuar se çfarë po ndosh me Zvërnecin ishin të ftuar: Ardit Bido, Auron Tare, Redi Shehu dhe Olsi Nika.

















