Në pjesën e parë të emisionit u trajtua situata në zonën e Zvërnecit, ku protestat e banorëve dhe aktivistëve kanë sjellë në vëmendje një projekt zhvillimi pranë lagunës së Nartës. Kundërshtarët e projektit shprehen të shqetësuar se ndërhyrja po realizohet në një zonë të mbrojtur dhe paralajmërojnë pasoja të mundshme mjedisore. Në emision u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, reagimet e palëve dhe paqartësitë që ende ekzistojnë rreth projektit. E ftuar për të sqaruar çështjen ishte Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në AZHT.

















