Në emisionin e kësaj të hënë (8 qershor) të “Opinion”, në Tv Klan, u diskutua lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj çështjes së Zvërnecit dhe protestat e mbajtura nga qytetarët për nëntë ditë radhazi.
Të ftuar në emision ishin: Klodiana Lala, Eugen Beci, Ermal Hasimja, si dhe Klevin Muka.
Në pjesën e dytë u trajtua një nga projektet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor në zemër të Prishtinës, që quhet “Prishtina City Center”.
Në pjesën e tretë të emisionit, u dha intervista me Drita Avdylin, Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, e cila sqaroi më shumë lidhur me shërbimin e ndërmjetësimit, që ka hyrë relativisht në vendin tonë që prej vitit 2013.

















