Emisioni i sotëm (9 qershor) “Opinion”, në Tv Klan, bëri “një ndalesë” në zonën bregdetare të Kavajës.
Që nga hoteli i cili u ngrit mbi një bunker, tek Muzeu Etnografik, Sahati, Xhamia, Kisha, agroturizmi i parë apo dhe kriporja më e vjetër e mbetur në vend, Kavaja është jo vetëm destinacion për të frekuentuar bregdetin, por gjithashtu një vend kulturor dhe tradicional që mban ende të gjallë historinë e saj.

















