Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku synon të shkojë protesta e opozitës?

2017/12/17 at 9:37 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Salcë në kohë krize!

-Manjola Bregasi


Atëherë kur dukej se nuk do të ndodhte, pa shumë bujë e paralajmërime opozita deklaron nisjen e protestës.
Atë që nuk e zgjoi as çështja Tahiri dhe as akuzat e forta të narkotrafikut shtetëror  duket se po e sjell çështja e Kryeprokurorit që po kthehet në kalin e betejës mes socialistëve dhe opozitës.
Pas largimit nga çdo proces votimi apo komision lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit, pas një mbledhjeje me drejtuesit e Partisë Demokratike në rrethe, pasditen e së shtunës Lulzim Basha deklaroi një protestë që do të mbahet të hënën në orën 10:00 brenda dhe jashtë parlamentit, sikurse e cilësoi.
Është pikërisht e hëna dita kur mazhoranca vendosi të votojë një nga tre kandidaturat për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, pa konsensusin e PD dhe LSI që vendosën të mos marrin pjesë në votim. Njëkohësisht këtë vendim mori edhe PDIU, e cila përfaqësohet me tre deputetë në Parlamentin shqiptar.
Por të hënën pritet të finalizohet edhe një hap tjetër i rëndësishëm lidhur me krijimin e KLP-së, institucioni i ri i dalë nga vetingu, që do të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm, tashmë jo të përkohshëm, por me mandat.
Shoqëria civile, e cila deri tani kishte bllokuar ngritjen e KLP-së duke mos çuar emrin e propozuar prej saj, befas deklaron mbrëmjen e së shtunës vonë, tre kandidaturat e saj çka na bën të mendojmë që veç një prokurori të përkohshëm që sipas zërave pritet të jetë një grua, (nëse votimi do të bëhet) të hënën do të kemi edhe emrat për një KLP që i hap rrugën zgjedhjes së Kryeprokurorit me mandat, sipas procedurave të dala nga vetingu.
E ndërsa është ende i paqartë nguti i Ramës për një Prokuror të Përkohshëm, opozita nga ana e saj e ka bërë të qartë se votimi i Kryeprokurorit është antikushtetues, një thikë që Rama po ja fut vetes dhe që do të destabilizojë vendin.
Çfarë ka dashur të thotë Basha me këtë deklaratë dhe a do të ketë opozita një strategji më afatgjatë për protestën që parashikon të nisë?
“Ditën e hënë do të tregojmë jemi apo jo opozitë fasadë”, është shprehur Basha duke lënë të besohet se përtej protestës ai ka një platformë për të ditur se ku do të mbërrijë.
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim që gjithashtu ka kundërshtuar hapur çdo hap të mazhorancës për zgjedhjen e Kryeprorkurorit, ka deklaruar mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar sot në orën 11:00, duke lënë të besojmë  që edhe ajo do të jetë pjesë e protestës, ndersa vete Kryemadhi eshte shprehur ne FB mbi kete organizim.

Në një kohë kur opozita ka përballë mazhorancën që kalkulon votat, (të cilat i mjaftojnë për të zgjedhur Kryeprokurorin) dhe Basha ka kundër Ambasadorin Amerikan në këtë çështje, ajo që të gjithë pyesin është e thjeshtë: A do të shkojë protesta e opozitës përtej zgjedhjes së Kryeprokurorit nëse arrin ta pengojë atë?

Etiketa: BashakryeprokuroriLSIManjola BregasiopozitaPDprotestatrama


Ju sugjerojmë

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?
Te Fundit

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pse biem pre e gënjeshtrave?

17 Mars, 2026 3:43 pm
Parodia e drejtësisë në Hagë
Te Fundit

Parodia e drejtësisë në Hagë

2 Mars, 2026 11:35 am
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Te Fundit

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

13 Shtator, 2025 1:14 pm
Para
Miliarderi kanadez u vra nga kushërinjtë? Ngrihen dyshimet e para 

Miliarderi kanadez u vra nga kushërinjtë? Ngrihen dyshimet e para 

Deklarata bombë e Kryemadhit/ Rama rrezik kombëtar, prandaj i mbyll gojën opozitës

LSI mbledh komitetin drejtues, Kryemadhi: Fundi i paralajmëruar i Edi Ramës 

Edgar Çani drejt Italisë, operacioni i gabuar në gju po i kushton karrierën 

Edgar Çani drejt Italisë, operacioni i gabuar në gju po i kushton karrierën 
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}