Aktualitet

Unaza e Madhe/Rama nxjerr videon:Punimet po avancojnë, në mbikalimin e Shkozës…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:36 - 22/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga  punimet në kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës.

Kreu i qeverisë krahas pamjeve të publikuara shkruan se punimet po avancojnë dita-ditës në të gjitha kantieret. Më tej Rama bën me dije se në Lotin 3 të Unazës Lindore po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës.

Sipas Ramës, ky segment i rëndësishëm do të përfundojë shpejt dhe do të zgjerojë frymëmarrjen e trafikut në kryeqytet.

“Dhe me punimet që po avancojnë dita-ditës në të gjitha kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës, ku aktualisht në Lotin 3 të Unazës Lindore, po bëhet montimi i 32 trarëve në mbikalimin e Shkozës, një segment i rëndësishëm i këtij projekti, që do të përfundojë shpejt dhe do të zgjerojë ndjeshëm frymëmarrjen e trafikut në kryeqytet, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Pas