Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia e Shtetit: Në 6 muaj, 3725 persona të arrestuar

2022/07/22 at 9:10 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Policia e Shtetit: Në 6 muaj, 3725 persona të arrestuar

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së periudhës 6 mujore Janar-Qershor 2022.


Në një deklaratë për mediat, bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 12 463 shtetas, nga të cilët 3725 janë arrestuar, 8037 janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa 701 janë shpallur në kërkim.

Ndër të tjera, policia bën me dije se në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur 13 vrasje më pak, në total bilanci i vrasjeje gjatë kësaj periudhe ka qenë 22.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit, në 6 muaj:

  • Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 12 463 shtetas, nga këta: 3725 janë arrestuar, 8037 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 701 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 1101 shtetas në kërkim, nga të cilët: 895 në kërkim kombëtar dhe 206 në kërkim ndërkombëtar.
  • Si rezultat i punës parandaluese, goditjes së grupeve kriminale dhe të vrasësve me pagesë, 6-mujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur 13 vrasje më pak. (Gjatë vitit 2021 – 35 vrasje; Gjatë vitit 2022 – 22 vrasje).
  • Janë zhvilluar në total 599 operacione policore, përmes të cilëve janë goditur raste të kriminalitetit, me objekt jetën, pasurinë, qarkullimin e lirë dhe të ligjshëm të mallrave dhe shtetasve, si dhe mjedisin.
  • Në harkun kohor 6-mujor, janar-qershor 2022, janë zhvilluar 10 megaoperacione policore:
  1. “Astrolabio”- megaoperacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe greke, EUROJUST-in dhe EUROPOL-in; 19 shtetas të arrestuar, për veprimtari kriminale në fushën e kontrabandimit të personave nga Lindja e Mesme, drejt BE-së;
  2. “Five” – u goditën dhe u shkatërruan 5 grupe kriminale, të cilët, të sinkronizuar me njëri-tjetrin, zhvillonin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve;
  3. “Skema” – 15 shtetas të arrestuar, 35 shtetas të proceduar penalisht dhe 23 të tjerë të shpallur në kërkim, për veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik;
  4. “Arratia” – u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një të shumëkërkuari;
  5. “Golden bullet”- megaoperacion për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit; u ekzekutuan 18 masa sigurimi, si dhe u shpallën në kërkim 14 shtetas;
  6. “Black Cargo” – megaoperacion në PKK Port Durrës; 59 kg kokainë të sekuestruara;
  7. ”Syri i Sheganit” – u zbardh grabitja me armë e një filiali banke, në Koplik, Malësi të Madhe, si dhe u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave; u vunë në pranga 9 shtetas, u sekuestruan 31 kg kanabis dhe 1 armë zjarri;
  8. “Illegal assets” – megaoperacion për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri të ndryshme, me vlerë rreth 5 milionë euro;
  9. “Silent” – u zbulua një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit;
  10. “Tranziti”- u sekuestruan 45.5 kg kokainë në një kontenier, në Portin e Durrësit dhe u vunë në pranga 2 shtetas.
  • Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv me partnerët europianë dhe më gjerë, janë zhvilluar në total 13 operacione ndërkombëtare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, goditjen e grupeve kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe pronës.
  • Përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022 janë finalizuar me sukses 13 operacione policore, për zbulimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet subjekteve call center.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 937 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 681 raste.
  • Janë evidentuar dhe shkatërruar 25 ambiente, të hapura dhe të mbyllura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe janë sekuestruar qindra pajisje elektrike që i shërbenin zhvillimit të kësaj veprimtarie kriminale.
  • Gjithashtu, janë evidentuar dhe shkatërruar 6 ambiente, të përshtatura për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave virtuale, 1 ambient i përshtatur për falsifikimin e dokumenteve dhe 1 ambient që shërbente për kryerjen e testeve false të Covid-it.
  • Janë sekuestruar 1090,5 kilogramë kanabis, qindra kilogramë kokainë dhe heroinë, sasi drogash të llojeve dhe trajtave të ndryshme, fara, fidanë dhe bimë narkotike, mallra të ndryshëm të kontrabanduar, dhjetëra peshore elektronike që i shërbenin veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mijëra aparate celulare të përdorur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme të kundërligjshme ose të papajisur me faturë tatimore;
  • Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve dhe goditjeve në çdo skaj të vendit, kanë sekuestruar qindra automjete, dokumente të ndryshme të falsifikuara, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, radio marrëse-dhënëse si të Policisë, sende të vjedhura, pajisje që i shërbenin organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, sende të luajtshme të pasurisë kulturore, si dhe shuma parash dhe asete që e kanë burimin nga aktivitete të ndryshme kriminale.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 298 raste, 2 prej tyre, raste të evidentimit dhe shkatërrimit të ambienteve për mbajtjen e arsenalëve të armëve, si dhe janë sekuestruar 171 armë zjarri, 13 armë sportive, 33 armë gjahu, 108 armë të ftohta, pjesë të ndryshme armësh, sasi lënde eksplozive dhe municion luftarak.
  • Janë goditur 305 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 983 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 839 raste të krimeve mjedisore, 181 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 188 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Gjithashtu, janë evidentuar 136 raste të veprës penale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, me 143 shtetas të vënë në pranga, për këtë veprimtari të kundërligjshme.
  • Janë evidentuar dhe goditur 43 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme, si dhe ka vijuar puna intensive, në bashkëpunim me strukturat mbështetëse, për parandalimin e rritjes së sipërfaqeve territoriale, pronave dhe pasurive, të rrezikuara nga djegia.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë dhe intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, dhjetëra makina inteligjente, “Poliscan”-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

  • Përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021 humbën jetën, si pasojë e aksidenteve rrugore, 105 shtetas, ndërsa, si rezultat i masave të ndërmarra dhe monitorimit të çdo aksi rrugor në vend, me makinat inteligjente, përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022 kanë humbur jetën 89 shtetas, 16 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
  • Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022, janë pezulluar 8014 leje drejtimi, nga të cilat: 4336 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 1846 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1832 për shkelje të tjera në fushën e qarkullimit rrugor.
  • Janë arrestuar 1452 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë, mijëra të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
  • Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore, 32 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si rezultat i risisë në përdorimin e pajisjes drogë-testuese “AquilaScan”.
  • Janë goditur 101 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë.
  • Janë vendosur 336 082 masa administrative, për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Falë masave të shtuara është përballuar me sukses fluksi në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të festave zyrtare, aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara, si dhe të sezonit turistik. Gjithashtu janë shtuar kontrollet me pajisjet e logjistikës bashkëkohore europiane, për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera ndërkufitare.

  • Gjatë kësaj periudhe, janë kapur 212 shtetas në kërkim, nga të cilët 137 në kërkim kombëtar dhe 75 në kërkim ndërkombëtar.
  • Gjithashtu, janë evidentuar dhe goditur 170 raste të veprave penale me objekt kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, 108 raste të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, 16 raste në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe 10 raste të veprimtarisë kriminale të mosdeklarimit të të hollave në kufi.


Ju sugjerojmë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Para

Para për caktimin e dënimit, arrest shtëpie për gjyqtaren në Elbasan

Dy ditë para mbylljes së mandatit Meta vizitë në Kosovë, zbardhet axhenda

Dy ditë para mbylljes së mandatit Meta vizitë në Kosovë, zbardhet axhenda

Vizita e fundit si President, Meta pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani

Vizita e fundit si President, Meta pritet me ceremoni shtetërore nga Vjosa Osmani
















TE FUNDIT

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
19 Qershor, 2026

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}