Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban, sipas një zyrtari të Hezbollahut.
Hassan Fadlallah, deklaroi për Reuters se Teherani e ka informuar grupin se negociatat me Uashingtonin nuk do të vijojnë pa zbatimin e një marrëveshjeje për ndalimin e luftimeve.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësinë për të siguruar që Izraeli të ndalojë sulmet dhe të respektojë kushtet e armëpushimit.
Fadlallah i bëri thirrje gjithashtu qeverisë libaneze të mos pranojë negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, ndërsa operacionet ushtarake në territorin libanez vazhdojnë.
Deklaratat vijnë pas sulmeve izraelite gjatë natës dhe mëngjesit në Liban, ku sipas autoriteteve, u vranë disa persona. Izraeli i ka cilësuar sulmet si kundërpërgjigje pas vrasjes së katër ushtarëve të tij nga Hezbollahu.














