Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së humbur 3-0 ndaj Argjentinës në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Qeveria e futbollit afrikan kontestoi në mënyrë të veçantë një episod me protagonist Lionel Messi që nuk u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të fortë ndaj mbrojtësit Aissa Mandi. Mediat në Algjeri bënë të ditur këtë lëvizje duke cituar burime zyrtare.
Objekt i këtij kontestimi është arbitri polak Szymon Marciniak, i cili akuzohet se ka marrë vendime që kanë ndikuar në ecurinë e ndeshjes së vlefshme për Grupin J të Kupës së Botës. Në ankesën e bërë nga Federata Algjeriane përmendej episodi i faullit të shkaktuar në minutën e 31 nga Messi, autori i golit të avantazhit të Argjentinës që goditi mbrojtësin algjerian Aissa Mandi në pulpë pa marrë asnjë sanksion disiplinor. Imazhet e këtij momenti u bënë virale në rrjete sociale për të përfunduar në qendër të polemikave arbitrare.
Episodi i dytë ka të bëjë me një gjuajtje më bërryl në minutën e 74 nga Mac Allister ndaj sulmuesit Ibrahim Maza që mbeti i shtrirë në tokë, edhe në këtë rast nuk pati asnjë ndërhyrje nga arbitri apo sistemi VAR.














