Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

2026/06/19 at 2:41 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat, foli për goditjen e SPAK ndaj grupit kriminal të trafikut të drogës të Dritan Gjikës, pak ditë më parë.


Berisha deklaroi se personat e lidhur me grupin që, sipas tij, ka trafikuar 50 ton kokainë gjatë viteve 2020-2021, kanë blerë mbi 15 mijë metra katrorë tokë në zonën e Jalës për vetëm 54 mijë euro.

Sipas tij, në këto prona ishte parashikuar ndërtimi i një hoteli me pesë yje dhe mbi 200 dhoma, i cili tashmë është mes aseteve të sekuestruara nga autoritetet.

“Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës.

Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021. Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës. Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.

E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës. Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seavieë Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yjë dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.

Nga hulumtimet tona rezulton se Seavieë Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve.

Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seavieë Development. Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.

Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro. I bie 3-4 euro metri katror. Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë.

Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë.

Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë.

Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 letër metri katrorë apo 3.2 euro metri katror.

Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.”, u shpreh Berisha.



Ju sugjerojmë

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani
Bota

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

9 Korrik, 2026 4:55 pm
VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
Aktualitet

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

9 Korrik, 2026 2:57 pm
Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
Kronikë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

9 Korrik, 2026 2:52 pm
“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
Kryesore

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

9 Korrik, 2026 2:50 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme
Aktualitet

Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme

9 Korrik, 2026 2:33 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/ Vrau gruan me çifte, arrestohet 62-vjeçari

9 Korrik, 2026 2:27 pm
Para
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
















TE FUNDIT

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
9 Korrik, 2026

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang,...

Lexo më shumë

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
9 Korrik, 2026

Irani ka rritur ndjeshëm eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë të përshkallëzohen dhe presidenti amerikan Donald Trump...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
9 Korrik, 2026

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën...

Lexo më shumë

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani
9 Korrik, 2026

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) njoftuan se të enjten kanë lëshuar dhjetë raketa balistike drejt një baze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}