Aktualitet

Opozita e mazhoranca votojnë pro,miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:53 - 22/07/22 |
Opi Nion

Në një seancë të gjatë prej gati 13 orësh, Kuvendi i Shqipërise, ka votuar me unanimitet, me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projekt-rezolutën kundër akuzave të Dick Marty-t për trafikun e organeve gjatë luftës në Kosovë.

Seanca e djeshme u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Palët u përplasën për projekt-rezolutën, por pavarësisht kësaj në fund  projekt-rezoluta “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” është votuar unanimisht nga ligjëvënësit shqiptarë.

Po ashtu në Kuvend me 125 vota është votuar pro Projektligjit “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër. Me 80 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim u miratua shtyrja për tre vjet e “moratoriumit të gjuetisë”./Opinion.al

Pas