Bota

SHBA/ Konfirmohet rasti i parë me poliomielit në një dekadë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 22/07/22 |
Opi Nion

Në SHBA është konfirmuar rasti i parë me poliomielit pas gati një dekade, raportojnë autoritetet shëndetësore të Nju Yorkut.

Zyrtarët bënë me dije se personi i prekur nga virusi ishte i pavaksinuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me një individ që ka marrë një vaksinë por mbrojtja ishte dobësuar.

Personi i prekur ka zhvilluar paralizë nga virusi. Ai nuk konsiderohet ngjitës, por zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të kuptojnë nëse persona të tjerë janë ekspozuar ndaj virusit.

Në përgjigje të rastit, autoritetet shëndetësore, hapën klinika për vaksinim. Polio dikur ishte një nga sëmundjet më të frikshme të vendit, me shpërthime vjetore që shkaktonin mijëra raste të paralizës – shumë prej tyre te fëmijët.

Shumica e amerikanëve janë të vaksinuar kundër poliomielitit. Ndërsa, një ekspert thotë se rasti duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për ata që nuk janë të vaksinuar./Opinion.al

 

Pas