-ARKIVA OPINION

KUSH GABOI NE FESTIVALIN EUROPIAN?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 25/05/15 |
root

Të ftuar:

Floriana Garo
Preç Zogaj
Pandi Laço
Kejsi Tola
Martin Leka
Belina Budini
Albatros Rexhaj
Flutura Açka

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=y8g1Glg0jL0″ width=”560″ height=”315″]

KOMENTO (2)

Shkruaj nje koment

  1. Kenga si nje gjini me e perhapura nder te gjitha gjinite muzikore sot eshte bere nje vlere komerciale qe i pergjigjet shijeve te kohes.
    Me terheq vemendjen fakti se ne panelin ku po behet ky debat, nuk ka asnje kompozitor, asnje mjeshter i artit vokal, asnje orkestrues, asnje mjeshter i fonise muzikore qe te mos flasim mandej per mdonje kritik muzike apo qofte edhe gazetar i angazhuar ne kritiken muzikore.
    Degjoj te diskutohet per paraqitjen e kenges shqiptare dhe interpretimit te saj nga kengetarja e re dhe shume e talentuar Elhaida Dani.
    Duke ju larguar ketij debati, nuk degjova qe ndonjeri te jape ndonje mendim per kengen fituese..
    Ky festival per te qene realist, pati ne teresi shume kenge te bukura dhe zera shume te bukur, ne nje nivel te diferencuar me festivalet e mepareshme.
    A ishte kenga suedeze , kenga me e bukur dhe me e aritura profesionalisht ? A ishte zeri i kengetarit suedez zeri me i bukur i ketij festivali ?
    Degjoj shkrimtarin Prec Zogaj te jape vleresimin kategorik se profesionalizmi eshte tager vetem i jurive.
    Ne kete festival si “jurine” me profesionale, do ta konsideroja vleresimin e gazetareve, pra profesionisteve kritike te muzikes qe nuk e shohin kengen thjeshte si nje art argetues e komercial. por edhe si nje art edukues te shijeve muzikore. Cmimi i kritikes muzikore, i gazetarise ju dha kehges “Grande Amore” te kenduar nga trioja e tenoreve te rij italiane Il Volo.
    Si ndertimi profesional i kenges ashtu edhe interpretimi i saj vokal, permbajne vlerat me te larta te edukimit te shijeve muzikore.
    Kenga ka nje ndertim perfekt te kompozimit, me nje mjeshteri te krijimit te kulminacionit te saj ne refrem, qe krijon emocione ne ruge te llogjikeshme profesionale, jo me efekte abuzive, por me te gjitha komponentet e kenges, motivi i kehte per tu kenduar nga te gjithe, orkestrimi ne funksion te emocioneve te kenges dhe forca vokale rinore.
    Le ta krahasojme me kete kenge, kengen qe fitoi festivalin.
    Kjo kenge profesionalisht ka vlera me shume c’edukuese te shijeve muzikore se sa vlera te edukimit, Kenga eshte ndertuar vetem me nje hyrje ne regjister te ulet me nje melodi e fjale qe nuk shkojne fare tek veshi i degjuesit, e befasisht kalohet ne nje motiv te uleritur, ku perseriten dy vargje me fjale e mandej pergjigja me ou ou, qe te kujton thirrjet e Tarzanit ne xhungel.
    Nga fillimi e deri ne fund, ndegjon vetem kete refren te sterperseritur..
    Abuzimi me shoqerimin me ca efekte filmash vizatimore, perben nje kontrast midis primitivizmit melodik, dhe elementeve moderne skenike
    Nuk ka kenga asnje vlere te tradites muzikore suedeze per nga intonacionet, qe mund ta dallosh me nje kenge te kenduar ne SHBA, ne ndonje disko te rijsh, te cilet te terhequr nga vallezimi, as qe e kane menjden tek vlera e saj por tek britmat ndjellese me ou ou..
    Permenda kengen italiane si model te nje kenge profesionale ne kontrast me kengen suedeze, pot vec kenges italiane, pati edhe shume kenge te tjera qe profesionalisht ishin me larte se kenga suedeze, e ketu perfshij edhe kengen shqiptare, pa futur ketu preferencen nacionale.
    Nuk eshte aspak e vertete qe Suedia perjashtohet nga pargjykimet e vleresimeve subjektive te vendeve nordike, Kenga ka mare 12 pikeshin qe i siguroi vendin e pare kryesisht nga vendet skandinave e te veriut europian, qe kane te krijuar nje bllok te ngjashem me ate te bllokut sllav apo blloqeve te tjera rajonale. Vleresimet me 12 pike per kete kenge u zgjeruan edhe ne jurite e disa vendeve te tjera, te ndikuara nga shijet komerciale te kohes e jo te vlerave te mirfillta muzikore.

Pas