-ARKIVA OPINION

Video/ Mehmet Shehun e vranë apo u vetëvra? Çfarë tha djali i tij Bashkim Shehu në Opinion?


               Publikuar në : 00:40 - 19/12/15 |
b.f

Kanë kaluar 34 vite që nga ajo natë kur Mehmet Shehu, kryeministri më jetëgjatë i regjimit komunist, u gjet i pajetë në shtratin e tij të dhomës së gjumit, i qëlluar apo i vetëqëlluar ende edhe sot në rrethana të paqarta, me një plumb në gjoks. Dilemë e cila mbetet edhe sot ku diskutimet anojnë midis eleminimit dhe vetëvrasjes. Por çfarë tha Bashkim Shehu në një intervistë për Opinion të disa viteve më parë, për atë mëngjes të pazbardhur të 18 dhjetorit? A e vranë apo u vetëvra babai i tij Mehmet Shehu, sipas këndvështrimit të tij? Ndiqni një pjesë të shkëputur nga intervista e tij dhënë për gazetarin Blendi Fevziu…

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas