Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa çështja lidhet me një hetim të zhvilluar për 3 procedura prokurimi gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që tejkalon 30 milionë euro.
Gjatë seancës paraprake, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes për gjykim. Gjykata do të vendosë nëse dosja do të dërgohet për shqyrtim gjyqësor, do të kthehet për plotësim të hetimeve apo nëse çështja do të pushohet.
Të pandehurit:
Erion Isai – kryetar i Bashkisë Kolonjë – shpërdorim detyre
Eljona Mydini – ish-zv.kryetare e Bashkisë Kolonjë – shpërdorim detyre
Erjon Cenko – punonjës i Bashkisë Kolonjë – falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera
Engjëll Dine – punonjës i Bashkisë Kolonjë – falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera
Ermal Zylfo – punonjës i Bashkisë Kolonjë – falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera
Armand Tafili – punonjës i Bashkisë Kolonjë – shkelje e barazisë në tendera
Muharrem Tartari – punonjës i Bashkisë Kolonjë – shkelje e barazisë në tendera
Shpëtim Liço – punonjës i Bashkisë Kolonjë – shkelje e barazisë në tendera
Ergys Verdho – ish-kreu i ARRSH-së – shpërdorim detyre
Erald Elezi – ish-drejtor në ARRSH – shpërdorim detyre
Genti Raça – përgjegjës preventivi në ARRSH – shpërdorim detyre
Donikë Shehu – ish-specialiste në ARRSH – shpërdorim detyre
Klarita Konomi – ish-specialiste në ARRSH – shkelje e barazisë në tendera
Nikollaq Mihali – specialist në ARRSH – shkelje e barazisë në tendera
Erdit Salillari – përgjegjës sektori në ARRSH – shkelje e barazisë në tendera
















