Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas të dhënave të faqes Downdetector.
Raportimet për ndërprerje nisën të shtohen rreth orës 09:30, ndërsa përdoruesit kanë raportuar pamundësi për t’u identifikuar në llogaritë e tyre, për të ngarkuar faqen kryesore dhe për të përdorur funksionet bazë të rrjeteve sociale.
Shumë përdorues që tentojnë të hyjnë në Facebook përmes shfletuesit marrin mesazhin: “Acount Temporarily Unavailable”, që tregon se bëhet fjalë për një problem teknik të platformës.
Ndërkohë, aplikacionet në celular hapen normalisht për disa përdorues, por përmbajtja nuk rifreskohet dhe postimet e reja nuk ngarkohen. Messenger gjithashtu është prekur nga ndërprerja, ndërsa ËhatsApp duket se vijon të funksionojë normalisht
Deri në këto momente, kompania Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimeve.
















