Rajoni

“Serbia po shuhet si komb”, Vuçiç jep alarmin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 25/11/21 |
Opi Nion

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se numri i popullsisë në vendin e tij po bie.

Vuçiç e konsideron alarmante situatën, madje ai ka thënë se: Serbia po zhduket si komb!

Për këtë arsye, presidenti Vuçiç njoftoi se do të trefishohet pagesa për nënat që lindin për herë të parë, duke shkuar që nga janari në 2.550 euro thotë Bloomberg.

Po kështu, do të rritet ndihma ekzistuese për familjet që kanë më shumë fëmijë.

Jemi më pak çdo ditë që kalon, duhet të shtojmë fëmijët”, ka thënë presidenti.

Sipas tij, mirë është që çdo familje të ketë minimumi dy fëmijë, por mundësisht edhe më shumë.

Po kështu, ofrohet mbështetje për nënat që lindin fëmijën e tretë apo të katërt.

Për fëmijën e tretë, ato do të marrin nga 85 euro në muaj për 10 vjet rresht, ndërkohë për fëmijën e katërt do të përfitojnë 150 euro në muaj për 12 vjet.

Pas