Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

2025/07/05 at 6:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

Avokati mbrojtës i ish-administratorit të “Bankers petroleum”, Leonidha Çobos ka dalë me një deklaratë me shkrim lidhur me akuzat ndaj klientit të tij.


Në reagimin e tij, avokati i Çobos, ka deklaruar se ai e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte nga viti 2010-2015.

Avokati ka deklaruar se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani, ndërsa raportet mbi të cilat janë ngritur akuzat janë të pas 2018-ës.

Në deklaratën e tij thekson se marrëdhënia kontraktuale e Bankers me shtetin shqiptar është e rregulluar me Marrëveshjen e Hidrokarbureve të vitin 2004ku është përcakuar detyrimi i Bankers për kryerjen e  investimeve në zhvillimin e aktivitetit.

Mbrojtja ka theksuar se çdo pretendim lidhur me investimet e realizuara nga Bankers për periudhën 2010-2015, kur Çobo ka qenë administrator, janë audituar dhe verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, për të cilat ka edhe disa vendime gjyqësore dhe të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, që konfirmojnë rregullshmërinë e aktivitetit për këtë periudhë.

“Z. Cobo, ka mbi 10 vjet që nuk është më në administrim të Bankers dhe vendosja e tij në masën ekstreme të paraburgimit për pretedime të pabazuara apo të hetuara më parë, pa u thirrur dhe pyetur asnjëherë nga prokuroria, është jo vetëm e pabazuar ligjërisht, por në shkelje të hapur të një procesi të rregullt ligjor”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë e avokatit mbrojtës:

Z. Leonidha Cobo ka qënë administrator i Bankers për periudhën 2010-2015 dhe e ka kryer detyrën e tij në mënyrën me korrekte të mundshme.

Periudha kohore e hetuar nga prokuroria dhe cdo pretendim, bazohet në raport kontrollet e viteve 2018 e në vijim.

Marrëdhënia e Bankers në shtetin shqiptar, kompaninë Albpetrol sh.a, është e rregulluar me Marrëveshjen e Hidrokarbureve të vitin 2004, ku është përcakuar detyrimi i Bankers për kryerjen e  investimeve në zhvillimin e aktivitetit.

Cdo pretendim lidhur me investimet e realizuara nga Bankers për periudhën 2010-2015, kur z. Cobo ka qenë administrator, janë audituar dhe verifikuar nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, për të cilat ka edhe disa vendime gjyqesore dhe të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, që konfirmojnë rregullshmërinë e aktivitetit për këtë periudhë.

Po kështu, z. Cobo është hetuar në vitin 2020-2021 nga Prokuroria Fier për veprimet e administrimit të kompanisë Bankers, procedim i rregjistruar mbi bazën e kallëzimet penal të vet Bankers, pas ndryshimit të pronësisë në vitin 2018, për shpërdorim të kompetencave të administratorit, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, korrupsion në sektorin privat, etj, duke kërkuar në përfundim të hetimeve pushimin e procedimit.

Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.

Ky procedim penal mban nr. 966/2020 dhe ndodhet në arkivën e prokurorisë, por nuk është përmendur në asnjë moment të këtij hetimi.

Prokuroria ka pretenduar se Bankers me dashje ka nxjerë bilancet e aktivitetit të saj me humbje, fakt jo i vërtete, të paktën për periudhën 2010-2015, pasi bilancet kontabile të Bankers janë pozitive dhe me të ardhura të konsiderueshme, të cilat janë riinvestuar në funksion të zhvillimit të aktivitetit dhe rritjes së vlerës së aseteve të Bankers.

Pra, kemi të bëjmë me dy bilance të ndryshme, bilanci kontabël i shoqërisë dhe bilanci fiskal që lidhet me deklarimin e fitimit nga të ardhurat, nqs kompania nuk do të kishte investuar të ardhurat.

Shoqëria Bankers ndër vite ka investuar disa miliardë euro në ekonominë shqiptare, duke kontribuar drejtpërdrejt me rreth 750 milionë euro rente të paguar, qindra miliona euro të tjera në taksa dhe tatime të paguara nga shërbimet e shoqerive të nënkontraktuara, dhjetëra milion euro taksa lokale dhe investime në komunitetet lokale, si dhe mijëra persona të punësuar.

Z. Cobo, ka mbi 10 vjet që nuk është më në administrim të Bankers dhe vendosja e tij në masën ekstreme të paraburgimit për pretedime të pabazuara apo të hetuara më parë, pa u thirrur dhe pyetur asnjëherë nga prokuroria, është jo vetëm e pabazuar ligjërisht, por në shkelje të hapur të një procesi të rregullt ligjor./tvklan



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}