Kronikë

Dyshohet se përdhunoi nipin në Berat, arrestohet në Morinë 45-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 25/11/21 |
Opi Nion

Një shtetas kosovar është arrestuar në Morinë, pasi dyshohet se ka përdhunuar nipin e tij në Berat.

Mësohet se shtetasi Belul Kokollari, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin “Malësi e Re”, në Prizëren, ishte shpallur në kërkim në llogari të Policisë së Beratit, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

45-vjeçari është denoncuar nga motra e tij, nëna e 8-vjeçarit, i cili 2 javë më parë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënës ka deklaruar se daja e ka përdhunuar.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime. Burimet zyrtare pranë DVP Berat bëjnë me dije se pas denoncimit të bërë nga fëmija është kryer edhe vizita mjeko-ligjore, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar, shkruan BalkanWeb.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri, për të ardhur tek motra që prej vitesh është martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8-vjeç në lagjen “28-Nëntori”.

Ai është transferuar direkt në IEPV Berat, pasi ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shkak se vepra penale për të cilën është akuzuar është konfirmuar zyrtarisht nga mjekësia-ligjore.

Pas