Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu.
Ky fakt provohet edhe nga numri i lartë i ankesave të depozituara nga qytetarë në Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore, ku në 6 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin numërohen rreth 868 të tilla.
Krahasur me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re së në 2024 ka patur 56 ankesa më pak.
Drejtoria Vendore Tiranë që ka dhe numrin më të lartë të efektivëve të policisë renditet e para sa i takon ankesave që depozitojnë qytetarët.
Ndërsa sektorët më problematik të evidentuar janë efektivët e policisë së rendit, ato rrugor si dhe kufirit.
Shkaqet kryesore që shtyjnë qytetarët t’i drejtohen me kallëzim AMP-së është sjellja jo korrekte e punonjësve të policisë, gjobitja pa të drejtë, abuzimi me detyrën, njëanshmëri në trajtimin e konflikteve, shpërdorimi i detyrës etj.
Të gjitha këto arsye kanë bërë që vetën në 6 muaj të vihen në hetim për shkelje të rënda 83 punonjës policie, ose 32 më shumë se po për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të evidentuar çdo shkelje që vjen nga punonjësit e policisë, AMP ka vënë në dispozicion një aplikacion online, lehtësisht i aksesushëm, si një mundësi më e mirë për të referuar çdo ankesë që vjen nga qytetarët.
Tv Klan