Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan.
Sipas informacioneve të para, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes dyshohet se janë plagosur katër persona, përfshirë edhe dy drejtuesit e automjeteve.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.