Bota

Rriten rastet me Covid në Greqi, tjetër ishull futet në zonat e kuqe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 23/08/20 |
Al Do

Ishulli Grek i Lesbos i’u shtua të dielën listës së zonave të kuqe për situatën Covid-19, thanë zyrtarët.

Masa erdhi ndërsa autoritetet shëndetësore njoftuan një numër të lartë rastesh ditore, 284 në të gjithë vendin në 24 orët e fundit.

Autoriteti i mbrojtjes civile e vendosi ishullin e Egjeut në një listë me një duzinë zonash të tjera, përfshirë Athinën, Selanikun dhe disa ishuj turistikë, me gjendje alarmante të pandemisë.

Nga e hëna deri më 1 shtator, restorantet dhe baret në Lesbos duhet të mbyllen në mesnatë dhe tubimet në natyrë janë të kufizuara në 50 persona, përveç rasteve kur zbatohen rregullat e distancës sociale.

Kampet e emigrantëve në ishull tashmë kanë qenë nën bllokim që nga marsi deri në fund të gushtit.

Greqia deri më tani ka regjistruar mbi 8.600 raste dhe 242 vdekje nga koronavirusi. /Opinion.al

Pas