Aktualitet

Vasili publikon dy foto:Kujtesë për çdo të çmendur që ka ëndërr diktaturat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 23/08/20 |
Al Do

Në Ditën Europiane të kujtesës së viktimave të sistemeve totalitare nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh.

Vasili thekson se diktatorët kanë të njëjtin fund në çdo kohë.

Ai ka ndarë dy foto, të ish-diktatorit të Libisë, Muhamar Gadafi dhe të ish-diktatorit rumun, Nikolae Çauçesku, në momentet e tyre të ekzekutimit.

STATUSI I PLOTË

Diktatoret kane te njejtin fund te tmerrshem ne cdo kohe!!(FOTO).

Sot ne Diten Europiane e Kujtimit te Viktimave te nazizmit e stalinizmit ne menyre te pashmangshme na vijne ne mend edhe diktatoret.

Diktatoret ne cdo kohe kane pasur te njejtin fund te tmerrshem. Ata kane paguar deri ne nje mizorite, dhimbjet e thella dhe hidherimin e madh qe u kane shkaktuar qytetareve.

Qofte shekulli i 20 apo i 21 ndeshkimi per diktatoret nuk ka ndryshuar dhe nuk ndryshon…!

P.S. Keto FOTO jane Kujtese per cdo te cmendur te koheve tona qe ka enderr diktaturat. Kujdes…!! /Opinion.al

Pas