Bota

Covid në Francë/ Rekord rastesh ditore që prej lehtësimit të masave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 23/08/20 |
Al Do

Franca regjistron rritjen më të lartë ditore të rasteve me COVID që nga heqja e masave shtrënguese.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Francë është rritur me 4,897 në 24 orët e fundit, krahasuar me një rritje prej 3,602 një ditë më parë, tha ministria e shëndetësisë.

Kjo shënon nivelin më të lartë ditor që nga fundi i një mbyllje dy-mujore në maj dhe çon totalin e rasteve në rreth 280,000.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Francë është 30,513. /Opinion.al

Pas