Rajoni

Maqedonia e Veriut, 137 raste të reja me Covid dhe një humbje jete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:08 - 23/08/20 |
Al Do

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 414 testime, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 137 raste të reja duke e çuar numrin total të rasteve me këtë virus në vend në 13 595.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 1 person tjetër ka humbur jetën nga COVID-19 duke e çuar numrin total të viktimave nga COVID-19 në 564.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 58 pacientë të shëruar nga COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në 10 110, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2 921. /Opinion.al

Pas