Aktualitet

Plagosje me thikë pas sherrit në Korçë, arrestohet një 18-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:48 - 23/08/20 |
Al Do

Policia ka parandaluar një konflikt që mund të kishte pasoja të rënda.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:30, në lagjen nr. 10, Korçë, në afërsi të një këndi lojërash.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi R. M., rreth 18 vjeç, ka goditur me thikë shtetasin K. R., rreth 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, shkuan në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në Komisariat të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas