Te Fundit

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama: Neveri mosvotimi i Berishës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 22/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në një postim në “Twitter” e ka cilësuar mosvotimin e rezolutës për hedhjen poshtë të raportit të Dick Marty-t, nga ana e kreut të PD, Sali Berisha, si neveri për politikën.

Kreu i qeverisë thotë se Berisha, nuk është shpallur non grata vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke nënkuptuar se është shpallur edhe nga Britania e Madhe.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!
Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”-shkruan Rama.

Pas