Kronikë

Ranë në liqen me makinë, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 17/06/22 |
Opi Nion

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën pasi makina e tyre u fundos në rezervuarin e Çerkezës në Tiranë. Bëhet fjalë për Erion Muçën, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.

Makina e tyre u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili njoftoi policinë rreth orës 07:20 të mëngjesit ndërsa shërbimet e Policisë, të zjarrfikëses dhe edhe polumbarët e Reneas u nisën drejt vendngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Ndërkohë autoritetet vunë re se në makinë ndodheshin dy të rinj. Në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit u gjet 22-vjeçari dhe 20-vjeçarja e pajetë. Deri më tani mbeten mister shkaqet se si ka rënë mjeti në rezervuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./Opinion.al

 

Pas