Kryesore

Reforma Zgjedhore/Alibeaj: Ftesë ndërkombëtarëve të sjellin përfaqësuesit e tyre



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 17/06/22 |
Opi Nion

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij ftoi të gjitha organizmat ndërkombëtare të marrin pjesë me ekspertizën e tyre në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Kam kërkuar që përveçse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do t’ia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore”,-u shpreh Alibeaj.

Ai kërkoi që ekspertët që do të ndihmojnë Komisionin duhet të jenë 6 nga 4 që janë më parë.

“Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër. Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë”,-tha Alibeaj.

Pas