Aktualitet

Çuçi: Disa bashki kanë thelluar borxhin, janë në prag të falimentimit!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 17/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë takimit të zhvilluar këtë të premte me kryeministrin Edi Rama, ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe krerët e bashkive të vendit ka deklaruar se disa bashki kanë thelluar borxhin.

Çuçi u shpreh se ka realitete të ndryshme nga bashkia në bashki. Sipas tij ka bashki që kanë arritur ta zerojnë borxhin e trashëguar por gjithashtu ai theksoi se disa të tjera e kanë thelluar atë dhe janë në prag të falimentimit.

 “Kemi krijuar modele të suksesshme të funksionimit të bashkive. Sot bashkitë mbledhin më shumë të ardhura nga taksat vendore dhe kanë më shumë transferta nga qeveria dhe rritje të transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit.

 Transferta është rritur në mënyrë progresive pas miratimit të ligjit të financave vendore. Në vitin 2021 transferta ka shkuar 18 miliardë lekë. Është rritur me 124% shuma që kanë grumbulluar bashkitë nga të ardhurat e veta krahasuar me vitin 2015.

 Por decentralizimi është një proces me dy kahe. Kërkohet ndërgjegjësim dhe përgjegjëshmëri në rritje. Këtu realitetet janë krejtësisht të ndryshme. Sot kam kënaqësinë të shpreh vullnetin e qeverisë për të vazhduar reformën e decentralizimit. Por ky nuk është qëllim por mënyrë partneriteti që ka për qëllim final shërbime më të mira ndaj qytetarëve.

Kemi realitete të ndryshme nga bashkia në bashki, Mund të marr rastin e borxheve që kanë trashëguar dhe për fat të keq disa bashki vazhdojnë dhe e thellojnë. Kemi modele bashkish që kanë arritur ta zerojnë borxhin dhe kemi bashki që e kanë thelluar borxhin dhe janë në prag të falimentimit.”, u shpreh ministri.

Pas