Kryesore

Rama refuzon takimin me presidentin Ilir Meta


               Publikuar në : 21:49 - 26/06/19 |
geliano fataj

Kryeministri Edi Rama refuzon takimin me presidentin Ilir Meta, për zgjidhjen e krizës politike si dhe për caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale, pas anulimit të datës 30.

Është vetë kryeministri që me anë të një postimi në Twitter thotë se për shkak të fushatës elektorale ai nuk mund të marrë pjesë në këtë takim.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, shkruan Rama në Twitter.

Në letrën e tij presidenti Ili Meta shkruante se e priste kreun e qeverisë në takim të enjten nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00 për të folur për situatën politike. /Opinion.al

Pas