Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare TEG, ku dyshohet se një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.
Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.
Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se si pasojë e aksidentit dyshohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, ndërsa personi i plagosur rëndë është drejtuesi i fuoristradës.
View this post on Instagram















