Politikë

Arjan Çani: Shqipëria do të shpëtojë kur të ketë të vrarë për votën


               Publikuar në : 22:01 - 26/06/19 |
Opi Nion

Gazetari Arjan Çani, gjatë një emisioni televiziv ka folur në lidhje për situatën politike në vend.

Çani është shprehur se kur në Shqipëri të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë vendi do të ketë shpëtuar.

Ai shton se shqiptarëve u është dhënë shumë lehtë dhe pa asnjë sakrifica e drejta e shenjtë e votës

“Kur në këtë vend do të vijë dita që do të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë ky vend do të ketë shpëtuar. Kur them të vrarë flas për njerëz që ngrihen në protestë për të arritur këtë kauzë që është e drejtë. Ju mendoni që mund t’i fitoni këto të drejta dhe këto liri pa sakrifica?”, u shpreh Çani./ Opinion.al E.Xh.

Pas