Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, duke përfshirë edhe garancinë pasurore në vlerën 2 milionë lekë. Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me masën “arrest në shtëpi”. Në alternativë, ai kishte kërkuar caktimin e masës “garanci pasurore”, në shumën 2 milionë lekë ose në një vlerë tjetër që gjykata do ta çmonte të përshtatshme.
Por gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në kuadër të dosjes SASPAC.
Pas shqyrtimit të ankimit, Apeli i GJKKO vendosi:
“Lënien në fuqi të vendimit nr. 362, datë 25.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”















