Aktualitet

Rama mbledh Prefektët dhe FA, raportohen dëmet në Tiranë dhe Durrës


               Publikuar në : 10:38 - 22/09/19 |
Al Do

Kryeministri Rama, ka mbledhur në një takim drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, ministrisë së Mbrojtjes, prefektin e Tiranës dhe Durrësit dhe drejtuesit e Emergjencave Civile dhe Rezervave të Shtetit.

Sipas të dhënave të raportuara nga prefektja e Tiranës, në kryeqytet janë dëmtuar 187 banesa dhe 20 pallate. Ndërsa prefekti i Durrësit beri me dije se tërmeti ka dëmtuar 188 banesa, 2 shkolla dhe 9 pallate.

Ministrja Olta Xhacka tha se po punohet për ngritjen e grupeve të vlerësimit të dëmeve.

Shumë familje me fëmijë të vegjël dhe që nuk kanë siguri nga banesat e tyre janë të detyruar të refuzojnë hyrjen në banesë. Grupet e vlerësimit të dëmeve janë ngritur. Janë ngritur shumë qendra që mund të presin të gjithë qytetarët, kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Mund të bëhej një punë akoma më e mirë. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimit të punës dhe për të siguruar të gjithë qytetarët për t’i dëmshpërblyer” tha Xhaçka.

Prefektja e Tiranës Suzana Jahollari tha se në Tiranë më shumë panik pati në zonën e Don Boskos ku pas tërmetit të mesnatës, shumë njerëz u drejtuan te çadrat e emergjencës.

Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë nga Emergjencat Civile. Ai i kërkoi prefektit të Durrësit që sot në mbrëmje të hapet stadiumi si pikë fillestare për mbledhjen e qytetarëve.

Mbrëmë jam marrë unë me ndriçimin e stadiumit, gjë që s’duhet të ndodhi. Të hapet stadiumi dhe të pajiset me të gjithë infrastrukturën. Janë rreth 700 shtretër që mund të vihen në dispozicion” tha Rama. “Mbasdite dua të shoh hartën se kush bën çfarë, kush merret me njerëzit dhe kush merret me infrastrukturën” shtoi ai. /Opinion.al

Pas