Aktualitet

Vazhdon aktiviteti sizmik në Shqipëri, 3 tërmete në dy orët e fundit


               Publikuar në : 11:20 - 22/09/19 |
Al Do

Shqipëria vazhdon edhe gjatë ditës së sotme të ketë aktivitet sizmik. Ndonëse nuk raportohen lëkundje të fuqishme, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare gjatë ditës së diel ka patur 15 tërmete me epiqendër në afërsi të Durrësit.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00 toka është lëkundur nga tre tërmete me magnitudë 3.4, 3.5 dhe 2.4 ballë.

Që nga ora 16:04 e së shtunës, kur u regjistruar tërmeti i parë, qytetarët kryesisht në Durrës dhe Tiranë janë venën në një gjendje paniku. Në këto dy rrethe gjatë natës qindra qytetarë e kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga shërbimi i Emergjencave Civile.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjithsej 105 qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, QSUT dhe të Durrësit. Prefektja e Tiranës bëri të ditur se në kryeqytet janë dëmtuar 187 banesa dhe 20 pallate. Ndërsa prefekti i Durrësit raportoi se tërmeti ka dëmtuar 188 banesa, 2 shkolla dhe 9 pallate. /Opinion.al

Pas